Ndalohet ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është ndaluar në kuadër të hetimeve “1Malaysia Development Bhd (1MDB)”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftojnë se ish-kryeministri Najib është ndaluar në shtëpinë e tij nga ekipet e luftës kundër korrupsionit.

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, kishte deklaruar se ish-kryeministri Najib Rezak së shpejti do të gjykohet në kuadër të hetimeve “1Malaysia Development Bhd (1MDB)”.

– Akuzat për korrupsion 1MDB

Në dokumentet e hetimeve “1MDB” thuhet se nëpërmjet agjencive pranë kompanisë, bankave dhe organizatave, në llogarinë personale të Najibit janë transferuar 681 milionë dollarë.

Qytetarët e Malajzisë kishin organizuar protesta për ditë të tëra për gjykimin e Najibit.

Kryeprokuroria e Malajzisë kishte deklaruar se 681 milionë dollarë në 5 llogari personale të Najibit janë donacion personal të familjes mbretërore. Këtë e kishte konfirmuar edhe qeveria Saudite, ku Najib ishte liruar nga akuzat e korrupsionit.

Hetimet për Najib kishin rifilluar me urdhrin e kryeministrit të ri të Malajzisë, Mahathir Muhammed.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button