OKB: 270 000 të zhvendosur që prej ofensivës së qershorit
Ofensiva e regjimit në vendet rebele në jug të Sirisë ka shkaktuar të paktën 270 000 të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës më 19 qershor, theksuan sot Kombet e Bashkuara.
“Ne prisnim që numri i të zhvendosurve të arrinte në 200 000, por ai tashmë ka kaluar në 270 000 në një kohë rekord”, theksoi një zëdhënës i Komisariatit të Lartë për Refugjatët (HCR), Mohammed Hawari, në Amman.