Rrahje dhe xhama të thyer gjatë riemërimit të rrugëve në Shkup

Opozita fishkëllonte, pushteti votoi, policia shikonte. Tensionuese dhe me zhurmë të madhe u zhvillua seanca e Qytetit të Shkupit, në të cilën u riemëruan rrugët dhe urat.

Xhamat janë thyer kur sigurimi nuk donte t’i lëshojë anëtarët dhe simpatizuesit e LSDM-së të cilët i ftuan këshilltarët.

Kjo sipas opozitës është rezistencë popullore kundër ndryshimit të dhunshëm të historisë së Maqedonisë nga ana e pushtetit. Sipas VMRO-DPMNE-së, kryesia e LSDM-së me këtë dëshmoi se nuk beson në kapacitetin e grupit të vet parlamentar.

“VMRO-DPME në mënyrë tinëzare dëshiron ta fshijë personalitetin dhe veprën e atyre që kanë dhënë jetën për Maqedoninë”, deklaroi Sofia Kunovska, këshilltar në Qytetin e Shkupit, LSDM.
Ajo tha se kjo është krim dhe gjenocid historik.

Aleksandar Biçikliski, këshilltar nga VMRO-DPMNE-ja, këtë e vlerësoi si akt tejet vandal, që tregon kulturën e ulët politike të LSDM-së.

Këshilltari i LSDM-së u mbivotuan nga shumica dhe nuk propozim-pika e tyre që riemërimi i rrugëve të hiqet nga rendi i ditës.

VMRO-DPMNE-ja pa opozitë mori vendim për riemërimin e rrugëve të Shkupit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button