Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Cohaxopulos del nga burgu

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos sot doli nga burgu, pasi para gjashtë vitesh u arrestua nën akuzën për marrjen e ryshfetit.

Cohaxopulos u lëshua në liri pasi Këshilli pesëanatarësh i Gjykatës së Apelit në Athinë e pranon kërkesën e tij për lirim nga burgu deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ankimimin e aktgjykimit nga Gjykata Supreme e Kasacionit.

Ish-ministri grek i Mbrojtjes në vitin 2013 u dënua me 20 vjet burg nën akuzën për pranimin e ryshfetit gjatë furnizimit të armëve për nevojat e Forcave të Armatosura të Greqisë.

Cohaxopulos ishte ministër grek i Mbrojtjes nga viti 1996 deri në vitin 2001. Në periudhë nga viti 1981 deri në vitin 2004 78-vjeçari Cohaxopulos i drejtoi edhe disa resore të tjera ministrore në qeveritë e Lëvizjes Socialiste Mbarëgreke (PASOK), në mesin e të cilëve edhe funksionet ministër i Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve dhe Zhvillimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button