SHKA “Bajram Shabani” merr dy çmime në Kaçanik

Shoqata kultorore-artistike “Bajram Shabani” nga Kumanova pati një paraqitje të shkëlqyeshme në festivalin “Kaçaniku 2012”. Anëtarët e kësaj shoqërie si rezultat i paraqitjes mahnitëse në fund u nderuan me dy çmime.

Këngëtari Kastriot Latifi mori vendin e parë në konkurencën e këngëtarëve, sikurse edhe grupi vallëzues i kësaj shoqërie. Valltarët kumanovarë me vallen “Dasma kumanovare” respektivisht “Nata e kulaçit” mahnitën adhuruesit e shumtë të muzikës popullore në Kaçanik, me prezantimin e shkëlqyeshëm të vlerave kulturore të trevës së Kumanovës, përmes dasmës kumanovare. 

“Në Kaçanik anëtarët e shoqërisë sonë patën një paraqitje të shkëlqyeshme. Mirëpo nuk kemi shumë kohë për tiu gëzuar sukseseve të Kaçanikut, pasiqë nesër në mëngjes udhëtojmë për në Tropojë, ku në mbrëmje marrim pjesë në festivalin e Tropojës, ku gjithashtu shpresojmë në një paraqitje tjetër të shkëlqyeshme. Dua të theksoj se më 25 qershor marrim pjesë edhe në një festival tjetër, atë të Sarandës, gjithashtu në Shqipëri” deklaroi për Portalb, kryetari i SHKA “Bajram Shabani”, Dritan Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button