Vriten dy ushtarë francezë në Mali

Dy ushtarë francezë janë vrarë në Mali dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, përfshirë trupa franceze, nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Gao, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Malit, njofton REL.

“Konfirmoj se një makinë-bombë ka sulmuar një patrull të përbashkët të ushtrisë”, ka thënë për Reuters, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Malit, Boubacar Diallo.

“Deri më tani e dimë se dy ushtarë francezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve janë edhe tetë ushtarë francezë”, ka thënë tutje ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button