19 vjeçari mashtron dhe përdhunon një të mitur

Kundër 19 vjeçarit Antonija G. banor i fshatit Desovë, policia ka ngritur padi penale nën dyshimin se ka kryer vepër penale sulm seksual ndaj një të miture nën moshën 14 vjeçe.

Rastin dje e paraqiti e ëma e 13 vjeçares të cilën djali 19 vjeçari e kishte përdhunuar.

Sipas zëdhënësit të SPB-së në Manastir, Gjoko Strezovski, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se vajza është përdhunuar nga Antonija G. derisa ajo po shkonte te fqinjët.

“Së pari e ka mashtruar duke i thënë se do t’i japë të holla për të blerë lëng. Pasi që vajza është afruar deri te shtëpia e tij, ai e ka kapur atë me dhunë, e ka futur në shtëpi dhe i ka mbyllur dyert e shtëpisë. Vajzës ia ka lidhur gojën dhe e ka përdhunuar”, shpjegoi Strezovski.

Vajza ka kundërshtuar dhe ka bërtitur duke kërkuar  ndihmë. Thirrmat e saj i ka dëgjuar e ëma e saj e cila po kalonte afër shtëpisë të përdhunuesit.

Policia e ka kapur 19 vjeçarin, e ka arrestuar atë dhe të mërkurën të njëjtin e ka dorëzuar para gjykatësit hetues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button