BMW seria 7 vjen në treg më version të freskuar

Në pjesën e dytë të këtij vitit pritet në treg të arrijë versioni i freskuar i BMW seria 7.
“Midlife facelift-i” i zakonshëm sjell pak risi në dizajn dhe në pajisje, por ndryshime të dukshme në fushën e motorikes.

Motorikë e re
Lajmi më i rëndësishëm për serinë e freskuar 7 gjithsesi që paraqet vendosja e motorit të ri me naftë dhe qarkut të tërheqjes hibride. Të shkojmë me radhë, bëhet për motorin turbo 3.0-litra me gjashtë cilindra me fuqi 381 KF (280 kW) dhe momentin më të madh rrotullues prej 740 Nm.
Motori më i fuqishëm në botë me naftë me gjashtë cilindra në treg do të gjendet në modelin 750d xDrive. Ky model do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 4.9 sekonda, derisa harxhimi mesatar i tij do të jetë rreth 6.4 l/100 km.

Oferta do të zgjerohet me modelin ActiveHybrid 7 me motorin me benzinë 3.0 6-cilindra (në vend të 4.4 V8) me forcë 320 KF (235 kW) dhe motorin elektrik me 55 KF (40 kW).
Ky motor me momentin e tërësishëm rrotullues 500 Nm do t’i mundësojë BMW seria 7 përshpejtimin deri në 100 km/h për 5.7 sekonda dhe me ndihmën e sistemit të frenimit regjenerativ dhe atij stop-start do të mundësojë harxhimin mesatar prej 6.8 l/100 km.
Me baterinë me litium-ion do ta ketë autonominë elektrike prej rreth 4 kilometra dhe kufizimin e shpejtësisë në 60 km/h.
Ndryshime në brendësi
Pjesa tjetër e modeleve të kësaj serie ka mbetur pak a shumë e njëjtë (730i, 740i, 750i, 760i; 730d, 740d) me përmirësime të vogla në fushën e harxhimeve dhe fuqisë.
Të shtojmë që edhe në të ardhmen transmisionin automatik me 8-shpejtësi do të jetë pjesë e pajisjeve standarde në të gjitha versionet, ndërsa e njëjta vlen edhe për pezullimin, drejtuesin elektromekanik, sistemin stop-start dhe frenimin regjenerativ.

Ndryshime kryesore në dizajn përfshijnë ndryshimin e maskës, mbrojtësit të parmë dhe LED dritave, sikur edhe pjesa e prapme e përpunuar. Brendësia është përmirësuar me ulëse të reja, dhe ekranet e parme 3D.

Këtu janë edhe sistemet e ashtuquajtura “infotainement” dhe ata të sigurisë (për shembull sistemi i dallimit dhe ndriçimi i veçantë i këmbësorëve në rrugë), derisa pezullimi është përmirësuar për ngasje më të këndshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button