Ofensiva siriane ka detyruar 120.000 njerëz t’i braktisin shtëpitë

Më shumë se 120.000 njerëz kanë ikur nga Siria jugperëndimore nga fillimi i ofensivës së forcave qeveritare, kumtoi Qendra siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Qendra njofton se disa dhjetëra mijë njerëz gjenden në kufirin e Sirisë me Jordaninë, ndërsa mijëra kanë ikur drejt Rafshnaltës së Golanit.

Drejtori i Qendrës, Rami Abdulraman deklaroi se numri më i madh i civilëve e kanë braktisur pjesën lindore të provincës Dera, në momentin kur forcat qeveritare përparojnë.

Forcat qeveritare e Sirisë e filluan ofensivën në pjesën jugperëndimore të vendit në tentim që sërish ta ndërmarrin rajonin te kufiri me Jordaninë dhe Rafshnaltën e Golanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button