Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë e saj sovrane

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është e drejtë sovrane e vendit. Moska nxit marrëdhënie të mira me Shkupin, por e kundërshton afrimin e Aleancës deri në kufijtë e Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij, Peskov, njofton Portalb.mk.

“Ai është vendim sovran për vetë Maqedoninë. Ne i vlerësojmë dhe i përkrahim marrëdhëniet e mira me Maqedoninë. Kuptohet, jemi të interesuar për zhvillim të bashkëpunimit bilateral. Por, në lidhje me afrimin e NATO-s dhe infrastrukturës së saj drejt kufijve tanë, është i njohur qëndrimi i Moskës për atë proces – dhe në atë këndvështrim nuk është ndryshuar”, u përgjigj Peskov, në pyetjen gazetareske për qëndrimin e Kremlinit për kyçjen e Maqedonisë në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button