Elbasan, kapen 200 kg hashash

Policia e Elbasanit kapi dje 200 kilogramë hashash qe po transportohej me nje automjet nga fshati Hotolisht per ne Librazhd.

Patrulla e qarkullimit rrugor është vënë në ndekje të këtij automjeti i cili është i tipit Benz me targa AA 659 CE, të cilët sapo kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, drejtuesi i tij është larguar mënjehërë ku ka braktisur dhe mjetin.

Sherbimet e policisë kanë konstatur se në këtë mjet ndodhej nje sasi lëndë narkotike prej 200 kilogram. Policia e Elbasanit identifikoi autorët si dhe organizatorët e këtij rrjeti shpërndarje narkotike, ku janë shpallur në kërkim 3 shtetas, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Lënda narkotike kishte si destinacion Greqine.

Lajme të ngjashme

Back to top button