Babai ther djalin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka therur me thikë të birin e tij pas një mosmarrëveshje, pasditen e së enjtes në Prizren, njofton Koha.net.

Policia thotë se është informuar për rastin rreth orës 18:00, ndërsa pas hetimeve fillestare besohet se babai ka therur me thikë djalin në pjesën e krahut.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pritet të lirohet nga spitali, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar thikën që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Akoma s’dihen shkaqet që çuan te rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button