Meksikë, fushata “e përgjakur” zgjedhore merr jetën e 133 politikanëve

Në Meksikë, shtet i Amerikës Veriore, gjatë fushatave zgjedhore e cila filloi në muajin shtator të vitit të kaluar dhe përfundoi dje, kanë humbur jetën 133 politikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kompanisë së konsultimeve Ettelekt, gjatë fushatave zgjedhore për zgjedhjet e 1 korrikut janë kryer 543 sulme, ku janë vrarë 48 kandidatë dhe 85 politikanë.

Që nga fillimi i këtij viti, kandidatët për kryetar të komunave, kryetarët dhe ish-kryetarët e komunave, si dhe familjarët ishin në shënjestër të sulmeve. Të paktën 1 mijë kandidatë dhanë dorëheqje për shkak të dobësive në siguri.

Veprimet e përgjakshme të kartelëve të drogës në vend për të siguruar fitoren e kandidatëve të tyre kanë prekur një numër të madh të njerëzve.

Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Meksikë, ku do të zgjidhet presidenti i ri, senati dhe kryetarët e komunave do të mbahet më 1 korrik, ditën e diel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button