Rrahu bashkëshorten, e fëmijëve ua dogji rrobat

Një banor i fshatit Mogilë, i është kërcënuar bashkëshortes se atë dhe fëmijët do t’i vrasë, më pas theu tërë shtëpinë, ndërsa në oborr ua djegi rrobat.

Dhuna familjare, filloi pas një zënke banale mes 52 vjeçarit C.V dhe bashkëshortes njëzet vjet më të re.

Tani për tani dihet se pas zënkës me bashkëshorten A.B të cilën e lëndoi dhe iu kërcënua se do ta vret para fëmijëve, ndërsa më pas dhe do ta djeg shtëpinë. Ai këtu nuk e ndal, doli në oborr dhe tërë shtëpinë e bëri me naftë dhe në oborr i djegu rrobat e tyre, duke i lënë gruan dhe fëmijët pa kurrfarë veshje. Kundër tij është ngritur kallëzim për kanosje të sigurisë gjatë dhunës familjare./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button