Siri, rritet numri i të vdekurve nga sulmet me bomba në Afrin

Në dy sulmet me bomba të kryera në qendër të Afrinit, që gjendet në veriperëndim të Sirisë, kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa së paku 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së nga burime lokale mëson se mjetet shpërthyese të vendosura në dy automjete janë aktivizuar njëri pas tjetrit.

Grupi terrorist lidhur me PKK-në, Afrin Falcons, mori përgjegjësinë për sulmet.

Në rrjetin social grupi shpalosi “Do të vazhdojë. Do të shihni edhe më shumë befasi”.

Grupi po ashtu bëri të ditur se sulmet janë filmuar dhe de video do të publikohet më vonë.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) më 20 janar me qëllim të neutralizimit të terroristëve YPG/PKK-së në Afrin filluan operacionin “Dega e Ullirit”. Afrini u çlirua më 18 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button