Malajzi, konfiskohen mjete në vlerë prej 273 milionë dollarë të ish-kryeministrit

Vlera totale e pasurisë së konfiskuar, të stolive, orëve dhe çantave në pronësi të ish kryeministrit të Malajzisë Najib Razak në hetimin e pastrimit të parave arrin të paktën në 273 milionë dollarë, njoftoi sot policia malajziane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sendet që janë konfiskuar përfshijnë 12.000 copë bizhuterie, 567 çanta, 423 orë dhe 234 palë syze dielli”, tha Inspektori Amar Singh. Floriri përfshin 2.200 unaza, 1.400 gjerdanë, 2100 byzylykë, 2800 palë vathë, 1.600 karficë zbukurimi (brocheta) dhe 14 kurora.

“Definitivisht ne jemi të tronditur, ky është konfiskimi më i madh në historinë e Malajzisë”, ka thënë inspektori Singh në një konferencë për media.

Singh ka thënë se në mesin e mjeteve më të shtrenjta është qaforja me diamantë prej 1,6 milion dollatë dhe ora Rolex Dayton prej 869 mijë dollarësh. Nga 567 çanta, 272 çanta janë eksluzive Hermes Birkins me një vlerë tregu prej të paktën 12.7 milionë dollarë, tha ai.

Policia kreu bastisje në 12 vende, përfshirë shtëpinë familjare të Najib dhe apartamentin në lagjen elite të Kuala Lumpurit, në kuadër të hetimit penal për shpërdorimin dhe keqpërdorimin e besimit të fondit ”First Malaysia Development Berhad” (1MDB).

Policia së shpejti do të thërrasë Najib-in dhe bashkëshorten e tij, Rosmah Mansor, si dhe njerëzit të cilët siç pretendojnë u kanë dhënë disa sende si dhurata do të merren në pyetje, shtoi Singh.

Najib krijoi fondin 1MDB kur mori pushtetin në vitin 2009, por në një periudhë të shkurtër fondi akumuloi miliarda borxhe. Hetuesit në SHBA thonë se bashkëpunëtorët e Najib-it vodhën dhe lanë 4.5 miliardë dollarë të fondit nga viti 2009 në 2014.

Fondi ka ndarë 27.3 milionë dollarë për blerjen e qaforeve të rralla të diamantit për gruan e kryeministrit Rosmah.

Kryeministri i ri Mahathir Mohamad ka rihapur hetimin e 1MDB e cila u themelua nën sundimin e Najib. Mahathir, i cili ishte kryeministër i Malajzisë për 22 vjet deri në vitin 2003, tha se Najib do të përballet me pasojat nëse shpallet fajtor për abuzim.

Najib dhe gruaja e tij e kanë të ndaluar të largohen nga vendi, ndërsa që të dy i mohojnë akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button