Thaçi takohet sërish me Vuçiqin pa treguar ç’është biseduar të dielën

Brenda dy javësh, ka gjasë të takohen sërish presidentët Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq në Bruksel, por deputetë të Kuvendit ende nuk janë njoftuar as për detajet e takimit të së dielës, raporton KTV .

Presidenti kësaj radhe është i gatshëm të raportojë para ligjvënësve nëse kjo do t’i kërkohet. Kështu ka thënë për KTV-në këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku.

Sipas tij, është jetike llogaridhënia e transparenca për këtë fazë finale të dialogut. Çollaku tutje ka thënë se takimi i radhës mes dy presidentëve mund të ndodhë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Edhe për kryeministrin Haradinaj një raportim i presidentit para deputetëve do të ishte i mirë. Ai thotë se është tejet e rëndësishme kyçja e Kuvendit në këtë proces.

Kryeministri ka folur edhe për dokumentin si transkriptin e takimeve nga grupi punues për hartimin e statutit të asociacionit, e që ministri i pushtetit lokal ia ka dërguar vetëm në alfabetin cirilik.

Muaj më parë, pas takimit me homologun e tij serb, presidenti Thaçi kishte vendosur për formimin e grupit punues institucional për draftimin e statutit të asociacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button