Ministria e brendshme blen veturë mbi gjysmë milioni euro

MPB ka blerë veturë të blinduar të tipit ‘Mercedes’ dhe ajo kryesisht do të përdoret për bartjen e delegacioneve të larta shtetërore që do të vizitojnë Maqedonisë.

MPB në marrëveshje me ofertuesin e vetëm kompaninë Makauto Star, ka blerë veturë të blinduar të tipit ‘Mercedes’ , e cila do të shfrytëzohet për bartjen e funksionarëve shtetëror dhe delegacioneve të huaja të cilët vijnë për vizitë në Maqedoni, ndërsa për këto lloj delegacionesh është e nevojshme siguri e nivelit të parë. 

MPB informoi se me furnizimin e veturës së re të blinduar është plotësuar një nevojë e cila ka qenë e patjetërsueshme, pasi veturat e tanishme të blinduara që i kanë në dispozicion janë të pakta dhe shpesh prishen.  ‘Mercedesi’ i cili është prodhuar me masat më të larta mbrojtëse kushton rreth 578 mijë euro. Edhe për nevojat e policisë, MPB së shpejti do të blen 150 vetura, të cilat do ti zëvendësojnë Crysler-ët aktualë.

Lajme të ngjashme

Back to top button