Drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka u ik përgjigjeve pse në Tetovë ka restrikcion të ujit
Si çdo ditë edhe sot, përpos festës së Bajramit, në pjesën qendrore të Tetovës, banorët ballafaqohen me restrikcion të ujit të pijshëm, posaçërisht në orët e mëngjesit (nga 9 deri në 11).
Edhe pse i kontaktuar disa herë, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, Xhelal Ceka refuzon të përgjigjet në pyetjeve të redaksisë së Portalb.mk.
LEXO: Sërish banesat në qendër të Tetovës kanë mungesë uji
LEXO: Tetovë, banorët akuzojnë Komunën se gënjen për ujin e pijshëm
Edhe pse komuna dhe vet kryetarja e komunës Teuta Arifi premtuan transparencë, ata shkelin mbi premtimet e dhëna qytetarëve.
Komuna padyshim duhet të diskutojë edhe për papërgjegjësinë e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova-Tetovë”.
Në intervistën më të fundit të Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.
LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës