Neziri përcjell nga afër provimin e maturës shtetërore

Gjatë ditës së sotme, në 5 shkolla të mesme në Kumanovë dhe në gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë, u mbajt pjesa obligative e provimit të maturës shtetërore.

Në këtë gjimnaz sot qëndroi zv/ministri për Arsim dhe Shkencë, Safet  Neziri, i cili vizitoi gjimnazet “ Sami Frashëri “ e Goce Dellçev”, shkollën e mesme teknike dhe atë të ekonomisë “Nace Bugjoni dhe “Pero Nakov” si dhe gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë. 

“Sot, kemi ardhur për ta përcjellur pjesën e dytë të maturës shtetërore në shkollat e Kumanovës dhe gjimnazit “Ismet Jashari” në komunën e Likovës. Në këtë afat marrin pjesë 19052 nxënës. Është për të theksuar se në gjuhën angleze janë paraqitur mbi 16.200 nxënës, mbi 2.000 janë paraqitur në lëndën e matematikës, kurse nga një numër më i vogël janë paraqitur edhe në lëndët tjera. Në bazë të informatave që unë disponoj, provimi i maturës ka filluar me kohë, pa kurrfarë problemi, kurse interesimi i nxënësve është jashtëzakonisht i madh. Në bazë të bisedave që i pata me nxënësit, ata janë të kënaqur nga përgatitja e tyre, por normalisht edhe nga testi i ofruar, sepse është material që është mësuar brenda katër viteve”, deklaroi zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button