Sanohen gropat në rrugën e Qafë Thanës

Këtyre ditëve gropat në magjistralen Strugë-Qafë Thanë po pakësohen për shoferët sepse më në fund ”Makedonija Pat” bëri detyrën duke i sanuar ato. Për një kohë bukur të mirë gjendja në këtë aks rrugor ishte mjaft problematike dhe me pasoja të mëdha për shoferët dhe mjetet e tyre.

Dimri i sivjetshëm përveç se do kujtohet për borën e madhe që solli, në Strugë do mbahet mend edhe për pasojat që la në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe fshatrave përreth sepse një pjesë të rrugëve i shndërroi në ferr të vërtet për shoferët duke ndikuar edhe në amortizimin në masë të makinave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button