BDI me rastin e 10 vjetorit organizon pritje për përfaqësitë diplomatike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte në hotelin” Holidey In”, organizon pritje për bashkëpunëtorët e jashtëm, përfaqësitë diplomatik, partitë politike në Maqedoni dhe në rajon me rastin e 10 vjetorit të themelimit të partisë.

Siç njofton kabineti i kryetarit të BDI-së, Ahmeti do të mbajë fjalim para të pranishmëve. Më datën 5 qershor, Bashkimi Demokratik për Integrim festoi 10-vjetorin nga dalja në skenë për herë të parë në Maqedoni më 5 qershor të vitit 2002. 

Siç theskoi në fjalimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me angazhimin e kësaj elite politike u arrit ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe konceptin e shtetformësimit dhe karakterin politik të Maqedonisë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button