BDI, nëse Jashari na dërgon letër, ne do ti përgjigjemi

BDI nuk dëshiron të komentojë letrën e hapur të cilën vëllai i dëshmorit, Ismet Jashari- Kumanova, Murati i dërgoi gjatë fundjavës deputetit, ish ministrit të transportit në Kosovë dhe ish komandantit të UÇK-së së Kosovës, Fatmir Limaj.

Jashari në letrën e hapur drejt Limajt kishte shënuar plot 372 pyetje dhe kërkon nga Limaj përgjigje gjithashtu publike. Në fund të letrës, ai paralajmëron se me pyetje të kësaj natyre gjatë ditëve në vijim, do tu dërgojë edhe Xhavit Halitit, Azem Sylës, Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Emrush Xhemailit, Gafur Elshanit, Ibrahim Kelmendit, Jakup Krasniqit, Ramush Haradinajt si dhe tre politikanëve nga Maqedonia Fazli Veliut, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferi.

Nga BDI thonë se nuk dinë se në çfarë forme është dërguar kjo letër deri tek Limaj, apo nëse ajo është autentike, për të kanë dëgjuar vetëm përmes një televizioni kombëtar.

‘Nëse deri tek ndonjë anëtar I BDI-së vjen ndonjë letër e tillë ne do të japim qëndrimin tone, por përderisa nuk ekziston një gjë e tillë, nuk ka letër konkrete, nuk ka adresë se nga vjen dhe kujt I dedikohet, ne s’kemi çfarë të komentojmë’, thotë për Portalb, një burim nga BDI në kushte anonimiteti.

Murat Jashari, përmes letrës së hapur drejtuar Limajt, pyet atë lidhur me rrethanat e pashpjeguara të vrasjes së vëllait të tij, rreth asaj se kush e ka formuar lëvizjen për çlirimin e Kosovës, se ku janë paratë e luftës,  ndërsa në tërësi letra me 372 pyetje e vë në dyshim veprimtarinë e Limajt para dhe pas luftës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button