Shqipëri, tërhiqet Artan Hoxha: ‘Procesi furtunë’

Në prag të votimit të tij në Kuvend si President i Republikës, kandidati i zgjedhur nga mazhoranca Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. Mazhoranca bëri të ditur menjëherë se kandidati i radhës do jetë Bujar Nishani, aktualisht Ministri i Brendshëm. Aleatja e PD, PDIU dhe ajo e PS, PBDNJ, kërkojnë që të merret parasysh kandidatura e Fatos Nanos. Raundi i katërt i votimit, i parashikuar për në orën 10:00, pritet të zhvillohet pasditen e sotme rreth orës 17:00.

Lënia e procesit gati të përfunduar nga Hoxha u konsiderua si një surprizë. Tërheqja vjen pak minuta pasi Komisioni i Ligjeve dërgoi raportin me 40 firma të mbledhura në Kuvend ku ky i fundit do e votonte me 71 vota presidentin e ri të zgjedhur nga mazhoranca, Artan Hoxha, por që nuk e mori pëlqimin e opozitës. 

Artan Hoxha doli mbrëmjen e së dielës si kandidaturë pas tri orë diskutimesh me opozitën në kërkim të konsensusit të saj. Mazhoranca miratoi sot dhe ne Komisionin e Ligjeve kandidaturën e ekspertit të njohur të ekonomisë dhe publicistikës, Artan Hoxha për postin e kreut të ri të shtetit. Emri i tij mori dakordësinë e LSI-së, PR-së dhe PDIU-së, sot mblodhi 40 nënshkrime, por nuk mundi të marrë konsensusin e opozitës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button