Ivanov nuk shkon në inaugurimin e Nikoliçit

Presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Serbisë Tomisllav Nikoliç, që do të zhvillohet sot në Beograd. Ceremoninë e inaugurimit të presidentit kontrovers e bojkotojnë presidentët e gjithë rajonit, përjashtuar këtu atë malazez, Filip Vujanoviç dhe presidentin e të ashtuquajturës ‘Republika Serpska’në Bosnjë,  Milorad Dodik. 

Në Beograd po qëndron vetëm komesari për zgjerim Shtefan Fyle, i cili dje u takua me Nikoliç për të mësuar drejtpërdrejt nga ai qëndrimin lidhur me integrimin e mëtejmë të Serbisë në BE.

 Nikoliç, për befasinë e të gjithë analistëve në Serbi, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fund të majit në Serbi, ndërsa betimin solemn e dha më 31 maj në Kuvendin e Serbisë. Ai është ish funksionar i lartë kriminelit të Luftës në Bosnjë dhe Kroaci, Sheshel, nuk pranon gjenocidin barbar serb ndaj 8 mijë burrave mysliman në Srebrenicë, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, ka orientim anti-NATO dhe anti-BE, admiron politiukën ruse të udhëhequr nga Vladimir Putin, si alterative për Europën. Pasi vizitoi Moskën menjëherë pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit, Nikoliç deklaroi se pot ë kandidonte Putin në zgjedhjet serbe ai do të bëhej president i Serbisë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button