Gruevski: Emri në referendum

Kryeministri Nikolla Gruevski sot përshëndeti deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Boris, konkretisht atë pjesën ku ai thotë se Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s.

“Së pari dua të përshëndes atë pjesën ku z. Borisov tha se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e NATO-s dhe ky është qëndrim për respekt dhe përshëndetje. Për sa i përket kontestit të emrit, do të shtoja se ne kemi kontest bilateral me Greqinë ku bëjmë përpjekje të mëdha për të arritur marrëveshje. Jemi të hapur për ti ndëgjuar sugjestionet, mendimet nga të gjitha shtetet tjera, por në fund duhet të gjindet zgjidhje e pranueshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë në referendum” – tha Gruevski në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip.

Lajme të ngjashme

Back to top button