Tite deklarohet para ndeshjes me Zvicrën
Në kuadër të grupit E, Brazil dhe Zvicra nesër (e diel) do të masin forcat.
“Jam i lumtur me nivelin e performancës që kemi treguar deri tani. Shpresoj këtë ta bëjmë edhe kur jemi nën presion”, ka deklaruar Tite.
Ai ka shtuar se Neymar ende nuk është në 100 përqindëshin e tij, por që fizikisht qëndron mirë, transmeton Lajmi.net.
“Neymar ende nuk është 100 për qind, por ndihet mirë fizikisht”.
“Niveli që ka shfaqur në sprintet e tij me shpejtësi të lartë ka qenë mbresëlënëse. Por ai ende ka nevojë për t’u përmirësuar”.