Poposki: Evropa nuk do të jetë e bashkuar pa Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, në  fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Panevropian që mbahet në Strasburg theksoi se Evropa e bashkuar  është e pamundur pa kyçjen e Maqedonisë në të.

Ajo që është më e rëndësishme në aspektin afatgjatë është se treguam kapacitet të veprojmë si evropianë në aspektin afatgjatë.

“Sot ndjeva, e mendoj se atë e ndajnë të gjithë të pranishmit të Asamblesë së Përgjithshme, se Maqedonia në shumë aspekte sillet si shumë evropiane dhe kontribuon për idealin evropian  madje edhe më shumë se në vet Bashkimin Evropian”, tha Poposki. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button