Zaharieva: Pas marrëveshjes, dritë jeshile për Maqedoninë për fillimin e bisedimeve

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, sot në Parkun e Qytetit të Shkupit, ku ka marrë pjesë në hapjen e festivalin “One love tour 2018” shprehu bindshmëri se pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, të caktuar për nesër në Prespë, Maqedonia përfundimisht do të mundet që t’i fillojë bisedimet me BE-në, ndërkaq më pas do të fitojë dhe ftesë për anëtarësim në NATO, njofton Portalb.mk.

Bullgaria dëshiron që deri në fund të muajin përfundimisht të arrihet marrëveshje për anëtarësim në BE. Me të vërtetë nuk ka kohë më shumë dhe unë jam e bindur se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë nesër nga ana e të dy ministrave të jashtëm, në prani të dy kryeministrave, eurokomesarit Han dhe Mogerinit më 26 qershor në Këshillit të BE-së, me të cilën udhëheq unë, Maqedonia do të fitojë dritë jeshile”, deklaroi Zaharieva.

Për Bullgarinë, emri Republika e Maqedonisë së Veriut është i pranueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button