Mjerimi i familjes së ish ushtarit të burgosur Ibrahim Sulejmani

Familja e ish ushtari të UÇK-së i cili gjendet në burg Ibrahim Sulejmani, një kohë të gjatë lufton për mbijetesë. Për to, çdo ditë është mankth në vete.

Përderisa Ibrahimi i ka bërë gati 10 vite në burg, jashtë ka lënë bashkëshorten Nezafeten  dhe djalin Fitimin  të cilin kur e kishin burgosur e kishte lënë vetëm katër muajsh. 

Bashkëshortja Nezafete me pikëllim dhe me një shikim të përvuajtur shpreh mërzinë e saj. Ajo thotë se për çdo ditë mundohet ta plotësojë mungesën e bashkëshortit ndaj birit të tyre Fitimit, i cili nuk kalon ditë pa e përmendur babain.

“Kur  ishte Fitimi i vogël e mashtroja se babain e ka në burg dhe se ai atje është i punësuar dhe kur do të kthehet do na sjellë të holla, por tani e kupton dhe më thotë se t’i më ke mashtruar, ai është i burgosur pse ka veshur uniformën e UÇK-së dhe  ka luftuar për këtë vend” thotë bashkëshortja e Ibrahimit Nezafeti.

Që nga burgosja e Ibrahimit ajo është duke jetuar më qira në një shtëpi të vjetër, ajo nuk ka kushte elementare për jetesë, nuk ka ku të gatuajë e as të pastrojë. Ajo merr 1500 denarë  ndihmë dhe me ato mundohet ta ushqejë Fitimin. 

“Vetëm shpirti im e di se si e kam kaluar dimrin, pa dru për ngrohje, nuk ka ku të gatuajë. Jam e futur në borxhe, kam shkuar disa herë edhe tek selia e BDI-së por nuk më kanë pranuar brenda, mi kanë dhënë 100 euro për disa muaj, por këto të holla nuk më dalin për asgjë, vetëm barkun për ta ngopur, tani jam duke punuar këmisha të holla, me ato mundohem ta rris Fitimin, shprehet Nezafeteja.

Pas miratimit të ligjit për amnisti, Ibrahimi duhej të lirohet, mirëpo ai ende mbahet në burg, çështja e tij është bërë një telenovelë.

 Derisa Fitimi i vogël me padurim pret shpresën e vetme, babain e tij apelojmë për ndihmë të kësaj familje. 

Sikur një ditë njeriu të del prej egoizmit të tij materialist e shpirtëror nevojëtarët e rastit do ta shihnin kandilin e mirësisë, duke ua hequr kështu një brengë prej brengave të kësaj bote. 

Tel: 071/8 250-299

Lajme të ngjashme

Back to top button