Takim Berisha-Rama-Meta

Diskutimi për zgjedhjen e njëkandidati konsensual pë president do të ulë të dielën në orën 19, në një takim kryeministrin Berisha, të shoqëruar nga Astrit Patozi, kryetarin e opozites, Edi Rama, të shoqëruar nga Gramoz Ruçi dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. 

Takimi partiak tre palësh është vendosur pasditen e së shtunës gjatë negociatave të dy kryetarëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi. 

Takimi do të zhvillohet vetëm 15 orë përpara hapjes së seancës plenarë të Kuvendit, ku është përcaktuar edhe mbajtja e raundit të katërt të procesit të votimit për presidentin. 
Palët ulen në këtë takim trepalesh në kryesine e Kuvendit në një kohë kur kandidati jozyrtar i mazhorances PD-LSI, Xhezair Zaganjori deklaroi se refuzon ofertën për t’u votuar për president. 

Ai kërkoi të ishte kandidat konsensual, por gjeti kundërshtimin e opozitës. Rama e përshëndeti tërheqjen e Zaganjorit, duke thënë se tashmë palët janë shumë afër gjetjes së një konsensusi. 

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partise Socialiste u vendos qëndrimi në të njëjtën linjë dhe caktimi i kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi si negociator për të vendosur rreth nje takimi me mazhorancën për të diskutuar çështjen e arritjes së një konsensusi për zgjedhjen e presidentit. 

Ndërkohë, nga ana tjetër, nuk pati deklarime refuzuese për më tepër kryetari i LSI, Ilir Meta kërkoi të mbahej një takim i dytë. 

Në këtë takim, tepër vendimtar do të jetë edhe kreu i LSI. Ndërkohë, të hënën në ora 10 do të hapet seanca për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit. 

Sipas kushtetutës, në këtë raund mund të zgjidhet president çdo person mbi 40 vjeç që merr mbështetjen me shkrim të 20 deputëtëve e më pas të paktën 71 vota në votimin e fshehtë në Kuvend. 

Takimi trepalesh do të jetë vendimtar nëse vendi do të ketë një president të pranuar nga të gjithë apo vetem nga mazhoranca, e cila i ka votat për ta zgjedhur. /top chanel/

Lajme të ngjashme

Back to top button