Mot me temperatura të larta, pasdite shi dhe bubullima

Në Maqedoni sot do të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite në viset perëndimore, jugperëndimore dhe verilindore do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile që do të sjellë reshje lokale të shiut dhe bubullimave, ndërsa ka mundësi të bie edhe breshër.

Do të fryejë erë mesatare juglindore, ndërsa në disa pjesë do të ketë erë jugperëndimore.temperatura e mëngjesit do të jetë prej 11 gradë deri në 19 gradë, ndërsa ato të ditës do të lëvizin prej 27 gradë deri në 38 gradë.

Në Shkup do, të mbaj mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryejë erë mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri në 35 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button