Arifi: Pse edhe Bullgaria po vendos kusht për emrin?!

Zv/kryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, në një intervistë për gazetën bullgare “Fokus” reagon ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar, Bojko Borisov se emri Maqedonia Veriore është i papranueshëm për Bullgarinë.

“Sipas grekëve, qëndrimi i Maqedonisë për mos ndryshimin e emrit shpie deri në pretendimet territoriale për hapësirën greke e cila ka emër të njejtë. Për këtë arsye, Athina po i bojkoton edhe bisedimet me Shkupin në lidhje me anëtarësimin në BE. Tani Bullgaria po vendos kushtin se Maqedonia Veriore nuk është një opsion i pranueshëm. Nuk do të thellohem më shumë sa u përket komenteve në lidhje me këtë, mirëpo mendoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe në procesin e integrimit euroatlantik”, tha Arifi.

Në pyetjen se pse edhe 20 vite pas pranimit të Maqedonisë nga ana e Bullgarisë, marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit ende vazhdojnë të jenë të komplikuara dhe të ftohta, Arifi u përgjigj:
“Mendoj se është e rëndësishme që vendet e rajonit ta përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Pres që këtë ta bëjnë së pari shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë Bullgaria dhe Greqia”, u shpreh Teuta Arifi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button