Berisha inaguron tunelin e Kërrabës, fton PS ta vizitojë

Kryeministri i vendit Sali Berisha me një veprim simbolik ka rrëzuar “perdet” e fundit që ndante Tiranën me Elbasanin nëpërmjet tunelit të Kërrabës. Në një atmosferë festive, kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, deputetë, drejtues të pushtetit lokal, si dhe qytetarë elbasanas kanë asistuar në shfaqjen e dritës në anën tjetër të tunelit, 6 muaj para afatit të parashikuar dhe nisjen e një faze të re ndërtimi, në vazhdimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Kreu i qeverisë tha se tuneli i Kërrabës përbën një nga segmentet më të rëndësishme të gjithë infrastruktrurës së vendit.
 

“Ditë historike për qytetarët e Tiranës, Elbasanit e mbarë Shqipërisë, urimet më të përzemërtadhe gëzuar ditën e sotme, ditë në të cilën Tirana dhe Elbasani bashkohen në dritën e këtij tuneli. Tuneli që sapo inaguruam përbën një nga segmentet më të rëndësishme të gjithë infrastruktrurës së vendit. Tuneli dhe autostrada janë segmentët më të rëndësishëm të korridorit 8, është segmenti jugor që afron së paku një orë Shkupin me Tiranën. Tuneli ka qenë një ëndërr fisnike e shqiptarëve dhe në më pak se 11 muaj u bë realitet, në më pak se 11 muaj bashkoi Elbasanin me kryeqytetin e vendit. Ky tunel do krijojë një nga tregjet më të mëdha të Ballkanit dhe më gjerë. Pas rrugës së kombit tuneli i Kërrabës dhe rruga përbëjnë veprën më madhore në Shqipëri. Gjysmën e parë të vitit 2013 Tirana dhe Elbasani do bashkohen përjetësisht mes tyre. Vendimi për këtë rrugë ishte një nga vendimet më të mëdha të Qeverisë, por ishte dhe vendimi për të nderuar shqiptarët në 100 vjet shtet. Kohërat kanë qenë ndër më të vështirat për Europën dhe më gjerë në 8 vitet e fundit, por Qeveria në sajë të reformave ka bërë investime të jashtëzakonshme” tha ai.
 

Nga ana tjetër, Berisha i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama t`u kërkojë ndjesë qytetarëve për votën kundër ndaj buxhetit për tunelin e Kërrabës.

I bëj thirje kryetarit të PS të mos pengojë deputetët e të vizitojnë tunelin, kërkojuni falje qytertarëve shqiptarë për votën tuaj kundër fondeve të këtij tuneli” u shpreh Berisha.
 

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Kërrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Back to top button