Diplomon gjenerata e tetë në UEJL

Sot në hapësirat e Univesitetit të Evropës Juglindore është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së tetë të studentëve.

700 studentë të këtij universiteti në mënyrë solemne kanë hedhur kapelat që simbolizon  mbarimin e studimeve.

Në këtë ceromomi ishin të pranishëm edhe ambasadori i Hungarisë Jozef Bencze, zëvendës ministri i arsimit të RM Safet Neziti si dhe mysafirë të shumtë.

Fjalën përshëndetëse e pati edhe Presidenti i bordit të UEJL-së  Dennis Farington i cili mes tjerash tha se  “Ne jemi krenar  për të diplomuarit  tanë të cilët punojnë dhe studiojnë në shumë vende. Pak kohë më parë po gjatë këtij viti ne patëm  kënaqësi të takohemi me të diplomuarit tanë të suksesshëm në republikën e Kosovës. Ne jemi të kënaqur që jemi bashkuar në festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në shënimin e 10 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit  dhe ne jemi krenarë për arritjen e prorektorit tonë Abdylmenaf Bexhetit për zgjedhjen e tij këtë javë për anëtarë të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë”.

Ndërsa zëvendës ministri i arsimit Safet Neziri Tha se “Ju me diplomën e këtij univerzititi  do të ecni drejtë perspektives dhe suksesit, ju nga sot jeni të gatshëm për të shprehur mendimin tuaj profesional dhe shkencor dhe për të dialoguar në gjuhën e argumenteve  shkencore dhe pranimin e ideve progresive që çojnë drejtë proceseve integrative euro-atlantike. Ky është  realiteti që ju keni mësuar për të qenë  konkurrent në botën bashkëkohore të aplikimit të dijeve dhe metodologjive  shkencore. Këto janë disa nga elemetet themelore të cilat japin garanci të forta për ju dhe suksesin e instucionit tuaj!”

“Me vite të tëra përkushtimi nga mësimëdhënësit tuaj dhe me mbështetjen dashamirëse të familjeve tuaja, ju tani do të hyni në botën profesionale si intelektual të rinjë. Një prej burrështetasve të mëdhenj hungarezë të shekullit të 19-të , Konti Istvan Szechenyi ka thënë: “Fuqia e një vendi matet me kapitalin intelektual të popullit të tij”. Unë, besoj se kjo thënie është e vërtetë për gjithë vendet dhe popujt, përfshirë edhe Maqedoninë” – tha Ambasadori i Hungarisë, Jozef Bencze

 Në këtë ceremoni u ndanë çertefikatat për 700 absolvent si dhe u ndanë edhe mirënjohje për studentët më të suksesshëm të kësaj gjenerate.

Ndërsa  fjalën përfundimtare e pati rektori i UEJL-së  Zamir Dika  i cili tha se kjo është një rrugë e dijes për të gjithë ata që kanë studiuar për 3 vite në këto kampuse.

 Kjo është gjenerata e tetë e te diplomuarve në Universitetin e Evropës Juglindore, i cili u themelua në vitin 2001./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button