U përkujtuan 6 dëshmorë të kombit

Në fshatin Sllupçan  u përkujtuan 6 dëshmorët e rënë në altarin e lirisë , gjatë luftës së vitit 2001: Shenasi Ibrahimit, Agim Zenunit, Sahit Sejdiut,Shefik Miftarit, Skifter Arifit dhe Avdi Mustafës.

Me këtë rast për ti përkujtuar këta 6 dëshmorë kishin ardhur familjarë, veteran të luftës e të tjerë. Ndërkaq për veprën e tyre kombëtare para të pranishmive fjalime mbajtën Sadulla Duraku kryetar i Komunës së Likovës dhe Fazli Veliu kryetar I SHVL , të cilët lartë vlerësuan veprimtarinë e tyre kombëtare dhe idealin kombëtar.

Më pas të gjithë të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve si dhe vizituan konakun e familjes së dëshmorit Shenasi Ibrahimi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button