Doll: Maqedonia nuk mund të bllokohet vetëm për shkak emrit

Ne nuk mund ta bllokojmë hyrjen e Maqedonisë në BE vetëm për shkak të çështjes së emrit, deklaroi evrodeputeti francez Zhozep Doll, kryetar i grupit të partive popullore në Parlamentin Evropian, në fjalimin e Asamblesë së Përgjithsme të Unionit Panevropian Ndërkombëtar në Strasburg, lajmëroi MIA.

Deklarata e Doll u përshëndet me një duartrokitje të gjatë nga pjesëmarrësit në Asamblenë, meqë folësi paraprak ishte ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, i cili në fjalimin e tij riafirmoi angazhimin e Maqedonisë që të bëhet pjesë e familjes evropiane sa më shpejtë.
Pjesëmarrja dhe fjalimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Panevropian Ndërkombëtar që mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, është simbolike. Kjo organizatë përpiqet për bashkimin e plotë të Evropës, në kuadër të së cilës është edhe Maqedonia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button