Cërvenkovski: Në cilën planetë jeton BDI?

Lideri i opozitares maqedonase, Branko Cërvenkovski në një emision në TV Alsat ka folur për akuzat e fundit që partia e Ali Ahmetit i ka derdhur ndaj analistëve shqiptarë duke thënë se janë mashë e LSDM-së. 

“Nëse Branko Cërvenkovski nga opozita mund ti kontrollojë intelektualët shqiptarë dhe të punojnë për LSDM-në ndërsa Ali Ahmeti nga pushteti nuk mund të vendosë kontakt me intelektualët shqiptarë, çfarë flet ajo, në cilën botë jetojnë ata, në cilën planetë jetojnë këta të BDI-së. Paramendoni në çfarë gjendje ka rënë ajo parti kur intelektualët  të cilët nuk mendojnë si mendon partia apo e kritikojnë partinë, i shpallin tradhtar. Unë ju bindë se kur e shoh sot BDI-në nuk mund ta njohë se a është e njëjta kur ishin me ne në koalicion. Unë isha kryeministër nga 2002-2004, edhe nga pozita e presidentit bashkëpunuam. Sot disa njerëz rreth meje në LSDM më thonë se ne paskemi qenë naiv që aq shumë i respektuam, që aq shumë kishim kujdes që me ta bashkë të veprojmë, më thonë shihni se si paskemi mundur, shihe çka ju bën Gruevski. Mund t’i linim në qosh ndokund ose t’i vlerësojmë se sa kushtojnë. Sot i shohim duke thënë se një ndër sukseset e tyre paska qenë legalizimi i USHT-së, ai universitet as që ka qenë në MO-në, as Qeveria ka sjellë vendim me propozim të BDI-së, propozimin e dhashë unë ”, ka thënë Cërvenkovski.

Ai ka folur edhe për krijimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke thënë se BDI nuk mund të quaj të arritur të saj zyrtarizmin e USHT-së.

“Atë e kam bërë vetë unë, pa kërkuar askush nga unë”, tha Cërvenkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button