Strugë, drejtori i Proaqua hakmirret si në filma?

I shoqëruar edhe nga 14 persona tjerë, strugani A.V. ka sulmuar në oborrin e tij personin H.M. , duke rrahur atë dhe familjarët e tij. Të gjithë sulmuesit kanë qenë të armatosur me armë zjarri.

Portalb jozyrtarisht mëson se sulmi vjen si hakmarrje për rrahjen e drejtorit të “Proaqua” Vait Ajro, i cili ishte shtrirë në spital tre muaj më parë. Bëhet fjalë për një zënkë e cila është inicuar nga hesapet e paqërruara mes tyre rreth një koncesioni të liqenit në fshatin Shum të Strugës. 

Strugani i rrahur ka lajmëruar se në oborrin janë rrahur edhe familjarët e tij nga Kosova, ndërsa pas sulmit, sulmuesit kanë ikur në drejtim të panjohur. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Strugës, ku pas ndihmës mjeksore janë lëshuar në shtëpi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button