Zjarri dogji tre persona në Strumicë

Zjarri që përfshiu dje Strumicën rezultoi me tre persona të lënduar të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme u bartën në Spitalin e qytetit në Shkup. Për ta thuhet se janë në gjendje të rëndë dhe se po luftojnë për jetë.

Sipas informatave të fundit nga spitali, ata janë në një gjendje mjaft të rëndë, me mbi 90 për qind djegie trupore, ndërsa organet vitale kanë filluar ta ndërpresin funksionimin e tyre.
Në këtë zjarr janë lënduar rreth 15 persona, mes të cilëve edhe shtatë fëmijë. Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa  atë e ka ndihmuar era e fuqishme. Falë shiut, zjarri është shuar gjatë orëve të pasdites. 

“Paralajmërojmë qytetarët e papërgjegjshëm të cilët me çdo kusht duan ta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të tjerë. Që nga dita e nesërme do të fillojë hetimi me qëllim që të zbulohet fajtori”, tha ministri i Bujqësisë, Lubço Dimovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button