Autori i masakrës në SHBA, i shokuar në gjykatë (Video)

Me flokë të kuq, vështrim me sy të ulur dhe të shokuar, James Holmes është shfaqur sot përpara gjykatës së krahinës së Arapahoe, për t’u përgjigjur mbi masakrën e kryer dy ditë më parë në Aurora të Kolorados në ShBA. Në audiencën e shkurtër paraprake, gjykatësi ka lexuar dhe shpjeguar akuzën dhe dënimet që rrezikon vrasësi i 12 vetëve.

Audienca e ardhshme është fiksuar për në 30 korrik, kur Holmes do të akuzohet formalisht. Holmes rrezikon dënimin me vdekje.

Lajme të ngjashme

Back to top button