Ilir Meta zbulon se ku do t’i kalojë pushimet verore

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ishte sot në bashkinë e Pustecit, aty ku u çel sezoni turistik.

Meta u bën thirrje turistëve të huaj dhe vendas që të vizitojnë bukuritë e kësaj zonë, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe të shijojnë gatimet tradicionale.

Presidenti zbulon se disa ditë nga pushimet verore do i kalojë në Presë.

“Së bashku me autoritetet vendore çelëm sot sezonin turistik në Bashkinë Pustec. Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale.

E mahnitshme Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit. I uroj sezon të mbarë turistik Bashkisë së Pustecit, ku kam vendosur të kaloj disa ditë gjatë pushimeve verore”, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button