Tetovë, çmimet rriten për Ramazan

Ardhja e muajit të Ramazanit ka bërë që të ketë edhe rritje të çmimeve të tregun e gjelbër në Tetovë, por kjo nuk ka ndikuar vetëm tek blerësit por edhe tek shitësit se më së shumti që preken nga rritja e çmimeve janë edhe blerësit. 

Ata në një anketë nga PortAlb  thonë se rritja e çmimeve ka ndikuar edhe në punën tonë ka shumë qytetarë që vijë sillen rreth e rrotull por nuk kanë mundësi që të blejnë, kjo situatë na irriton edhe neve, po këtë mendim nuk e kanë të gjithë shitësit.

Disa thonë se çmimet nuk janë të larta, por mundësitë e qytetarëve për të blerë disa artikuj jo primare janë të pakta. Halili një shitës ambulant i pemëve thotë se tash më është bërë zakon që të rriten çmimet e disa produkteve siç janë ato të rrushit, të pjeshkave , domateve , këto shënojnë rritje për çdo ditë, ndryshojnë çmimet,  për shembull pjeshka ishte 30 denarë arriti deri në 50, rrushi është bërë 100 denarë”, thotë Halili.

Një shitës tjetër, Nasimi shitës në tregun e gjelbër në Tetovë  thotë se çmimet për ne janë të ulta ndërsa për blerësit janë të larta, edhe ne e kemi problem, ata mendojnë se ne duam të fitojmë shumë,  ndërsa edhe ndjehemi keq kur vjen dikush dhe sillet rethë e rotull por xhepi nuk ia lejon që të blejë diçka,thotë Nasimi.

Tash për Ramazan kur të gjithë para iftarit duan të blejnë gjithçka, edhe ne e kemi problem por faje ne nuk kemi pasi tregu është i tillë.Ndryshe nga shitësit, blerësit nuk deshën të pronocohen. Ata thonë se nuk kanë njohuri për çmimet, por shëtitja e tyre me  duart në xhepa në treg, dhe nervozizmi i tyre, e tregon gjendjen e tyre financiare. Tash më është bërë traditë që gjatë muajit të Ramazanit që të ketë rritje të çmimeve në disa artikuj ushqimorë, që janë të nevojshëm për gjatë këtij muaji të shenjtë Islam. 

Lajme të ngjashme

Back to top button