BDI ngushëllon popullin amerikan për masakrën e Denverit

Lajmin për vrasjen makabre të të rinjve amerikanë në sallën e kinemasë në qytetin Denver të SHBA-së e pranuam me pikëllim të madh dhe dhimbje. 

Në këto çaste të rënda për shtetin amerikan dhe për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, Ju lutem më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija dhe të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për viktimat e kësaj ngjarje tragjike si dhe të uroj shërim sa më të shpejtë të të plagosurve.

Njëkohësisht, në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni të ngushëlloj popullin amerikanë dhe institucionet e SHBA-së dhe t’i siguroj që qëndrojmë pranë tyre në këto momente të vështira, thuhet në telegramin e ngushëllimit të BDI-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button