OKB: SHBA duhet të ndalojë ndarjen e familjeve në kufi

Zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump “të ndalojë menjëherë” politikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre kur ata kalojnë kufirin amerikan me Meksikën, duke insistuar se “nuk është masë normale ndalimi i fëmijëve”, transmeton REL. 

Zëdhënësja për refugjatët në OKB, Ravina Shamdasani, ka përmendur qindra raste kur fëmijët janë larguar nga prindërit që janë burgosur për të shkak të kalimit ilegal të kufirit.

”Ndalimi i imigrantëve dhe ndarja e familjes është hap kundër standardeve dhe parimeve të të drejtave të njeriut”, është cituar të ketë thënë Shamdasani.

“Interesi i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë”, ka shtuar ajo.

Administrata e Trumpit është duke zbatuar politikën “zero tolerancë” që lejon ndarjen e fëmijëve me prindërit e tyre në kufi.

Politika, e prezantuar fillimisht në muajin prill nga Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, lejon autoritetet të marrin të gjitha masat kur është fjala për kalimet ilegale të kufirit.

Politika në fjalë nuk përmend ndarjen e familjeve, mirëpo protokolli amerikan ndalon burgosjen e fëmijëve sepse këta të fundit nuk akuzohen për krimet e prindërve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button