Shqipëri: Presidenti Nishani betohet të martën

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të betohet të martën pasdite në seancë plenare të Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli e ka bërë të ditur vendimin e Konferencës së Kryetarëve, që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të martën, më 24 korrik, në orën 18:30.

“Ju bëj me dijeni se të martën, në orën 18:30, sipas Kushtetutës, do të zhvillohet seanca e betimit të Presidentit të Republikës”, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topall.

Ajo tha se në agjendë janë përfshirë dhe një sërë ligjesh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button