Malajzianët tubojnë 9 milionë dollarë për 1 javë për shlyerjen e borxheve të vendit

Qytetarët në Malajzi kanë arritur të tubojnë nëntë milionë dollarë brenda një jave për shlyerjen e borxheve të vendit, njoftoi Ministria malajziane e Ekonomisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paratë janë tubuar pas funksionalizimit të “Fondit të Shpresës” javën e kaluar nga ana e qeverisë malajziane për shlyerjen e borxheve me mbështetjen e popullit.

Javën e kaluar, malajzianët arritën të dhurojnë 1.76 milionë dollarë vetëm në ditën e parë të atkivizimit të fondit.

Malajzia ka afro 252 miliardë dollarë borxh të ngelur nga koha e ish-kryeministrit Najib Razak.

“Fondi i Shpresës” u funksionalizua nga kryeministri Mahathir Muhammed, i cili me ardhjen në detyrë pas triumfit në zgjedhje më 9 maj bëri thirrje për rindërtimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button