Ristovski: Po mendojmë për masa më radikale ndaj pedofilëve

 Lufta kundër abuzimit seksual të fëmijëve do të vazhdojë, theksoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski duke u përqëndruar në pesë rastet e fundit në vend.

Regjistri i pedofilëve është aktiv, ndërsa po mendojmë edhe për masa më radikale për pedofilë, theksoi ai.

“Regjistri për pedofilë është aktivë, rregullisht apdejtohet. Gjatë javës së fundit morëm lajmërim për aktvendim shtesë nga ana e Gjykatës së Ohrit. Presim që gjatë kësaj jave, në pajtim me procedurën, të na dorëzohet nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve dhe i njëjti të publikohet ne regjistrin adekuat për pedofilë. Po mendojmë edhe për atë që do të pranohej si masë shtesë ta realizojmë, madje jemi të gatshëm që praktikisht të bisedohet edhe për masat më radikale ndaj këtyre peronave”, deklaroi Ristovski.

Ministri edhe një herë përsëriti se do të kërkojë shqiptim të masës maksimale të burgut për atë që do të dëshmohet se ka kryer abuzim seksual mbi fëmijë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button