Urata nga Velanovski dhe Ivanov me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Velanovski sot deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame reis ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi dërgoi urata me rastin e fillimit të agjërimit të muajit të Ramazanit.

“Për ju ky është muaji më madhështor i vitit, koha e lutjeve, pastrimit shpirtëror, dashurisë dhe humanizmit. Nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij, qëndrueshmëria dhe përkushtimi i juaj, këto agjërime le t’ju japin paqe në shpirt, mirëqenie në familje, fat në komunitet, le të rrisin dashurinë dhe mëshirën ndaj të gjithë atyre që i njihni. Ata janë përkujtues për të gjithë se duhet ndihmuar njëri tjetrit në humanitet, ngushëllim dhe respect të ndërsjellë për shprehjen e lirë të veçorive religjioze, thekson Velanovski në uratën.

Nga ana tjetër edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e agjërimit të Ramazanit përcolli urimet deri te prijësi i BFI-së, dhe deri te të gjithë qytetarët e fesë islame.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, t’ua uroj fillimin e agjërimit të Ramazanit, Juve, Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, myftinive dhe imamëve dhe të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame, duke dashur t’i kaloni në fryëm dhe traditën e fesë juaj.

Ai më tej vazhdon se bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë prioritet për çdo qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe paraqesin bazë për ndërtimin e shoqërisë prosperuese dhe harmonizuese. Traditat e religjionit islam janë pjesë e pandarë e trashëgimisë sonë kulturore dhe janë të bazuara në përditshmërinë tonë. Absolutisht, jam i bindur se edhe në të ardhmen, Bashkësia Fetare Islame do të vazhdojë të kontribojë për mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë të të gjithë qytetarëve. Ai më tej tha se “sinqerisht dëshiroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të plotësohet me paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button