Iran, është rrëzuar një avion ushtarak

Një avioni ushtarak trajnimi i llojit F-7 është rrëzuar në qytetin Isfahan të Iranit, për shkak të një defekti teknik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Iranit, njoftoi se avioni ushtarak i Forcave Ajrore të Iranit i llojit F-7 i nisur nga Isfahan është rrëzuar në afërsi të qarkut Hasanabad.

Dy persona në avion janë hedhur me parashutë, ndërsa avioni është rrëzuar në një fushë të zbrazët dhe nuk ka pasur viktima.

Është bërë e ditur se avioni është rrëzuar për shkak të një defekti teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button